Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Këtë vit lansohet platforma inovative për raportimin e rasteve të diskriminimit ndaj komuniteteve joshumicë

Pri 4, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim anëtarët e Komitetit Këshillimor të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, Emma Lantschner, Mikko Puumalainen dhe Agnes von Maravić.

Në takim, kryeministri foli për nivelin e përfaqësimit të komuniteteve në institucionet qeverisëse dhe për veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në avancimin e pozitës së tyre në shoqëri. Ai i njoftoi anëtarët e Komitetit për nismat dhe programet që po zbaton Zyra e Kryeministrit. Ai veçoi programin për angazhimin e 100 praktikantëve, që u mundëson të rinjve të komuniteteve joshumicë të kryejnë punë praktike në institucionet qendrore dhe lokale, e që do t’u ndihmojë që krahas krijimit të përvojës së punës, të familjarizohen me punën e institucioneve qeverisëse.

Kryeministri Kurti gjithashtu foli për buxhetin prej 1.5 milion euro që është ndarë nga qeveria, përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve, për projekte në fusha të ndryshme, sikurse për 500 bursat e ndara për nxënës të shkollave të mesme të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe marrëveshjen për 50 bursa për studentë prej këtyre komuniteteve. Po ashtu, i njoftoi se gjatë këtij viti do të lansohet një platformë inovative në kuadër të Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit për raportimin e rasteve të diskriminimit ndaj komuniteteve joshumicë.

Duke biseduar për takimin e mbajtur me zyrtarët e Zyrave Komunale për Komunitete dhe Kthim, përfshirë ato nga komunat me popullatë shumicë serbe dhe turke, kryeministri veçoi diskutimet pësfidat dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre së bashku. Kjo dhe platforma të këtilla do të ndihmojnë në ngritjen e statusit të këtyre akterëve të nivelit lokal që mbështesin të drejtat e qytetarëve të komuniteteve joshumicë të Kosovës dhe do t’i mundësojë Zyrës së Kryeministrit të dëgjojë drejtpërdrejt se cilat janë sfidat dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre, shtoi ai.

Në përmbyllje të takimit, anëtarët e Komitetit Këshillimor për Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare uruan Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për zhvillimet pozitive për komunitetet joshumicë.

 Në takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini dhe këshilltarja e kryeministrit për çështje të komuniteteve, Elizabeth Gowing, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM