Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria miraton koncept dokumentin për fushën e performancës energjetike në ndërtesa

Pri 30, 2022

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e 73-të. Projektligji që mori miratimin e qeverisë ishte ai për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes. Qëllimi i tij është të përcaktojë kompetencat dhe përgjegjësitë institucionale, rregullave për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes nga veprimtarit e ndryshme industriale në mënyrë që të arrihet nivel i lartë për mbrojtjen e mjedisit.

Në mbledhjen e sotme u emëruan anëtarët e Bordit të drejtorëve në Bordin Drejtues të Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH Ibër Lepenc, Sh.A. me këtë përbërje:  Bajram  Mustafa, kryesues; Violeta Hoxha, anëtare; Denis Dautaj, anëtar, Valmira Latifi, anëtare; Avdullah Nishori, anëtar dhe Muzafer Luma, anëtar.

U emërua edhe Komisioni Shtetëror i Pranimit për Pozitat e Kategorisë së Lartë Drejtuese i cili do të bëjë vlerësimin profesional të kandidatëve për emërimin e zyrtarëve në pozita të larta drejtuese. Komisioni i emëruar ka këtë përbërje: Naim Gashi, drejtor Ekzekutiv i AAK/MASHT kryesues, Anita Alaj – Kalenderi, Drejtoreshë e Përgjithshme e ANJF, anëtare; Edi Gusia, drejtoreshë Ekzekutive e ABGj-së/ZKM, anëtare; Bedri Gjafa, Organizata të specializuara, anëtar; Safet Fazliu, Organizata të specializuara, anëtar.

Në këtë mbledhje u miratua vendimi për autorizim të Ministrit të Shëndetësisë për tejkalim të procedurave për hartim të Udhëzimit Administrativ për Licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësorë. Ky tejkalim i procedurave është i domosdoshëm duke pasur parasysh mungesën e kuadrit profesional për ofrimin e shërbimeve shëndetësore deficitare në vendin tonë. Kjo do të ndihmojë edhe angazhimin e profesionistëve të huaj për qëllime humanitare në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Më tej, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë është plotësuar dhe ndryshuar vendimi për Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik. Kjo pasi anëtari i këtij komisioni nga Ministria e Shëndetësisë ka marrë mandatin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, andaj me qëllim të kompletimit dhe kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive legjislative nga ky komision është plotësuar dhe në vend të Isak Shabani, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Jahë Gecaj po ashtu nga Ministria e Shëndetësisë.

Qeveria ka miratuar dy vendime për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare:

1. Për zëvendëskryeministrin e parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit IPA III. Qëllimi i marrëveshjes është që të krijohet baza e nevojshme ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e BE-së të ofruara në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit apo fondet e njohura si IPA III, për programet vjetore IPA 2021-2027.

2. Për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrim të Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren”.

Sot u miratua nisma e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në “Byron Ndërkombëtare të Ekspozitave përkatësisht aderimin në Konventën e Parisit”. Vendimi obligon Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të zhvillojë negociatat me Byron Ndërkombëtare të Ekspozitave për anëtarësim. Anëtarësimi ka qëllim promovimin e Republikës tonë, zgjerimin e bashkëpunimit me vendet pjesëmarrëse, prezantimin e avantazheve për investime në Kosovë, si dhe potencialit prodhues e eksportues të vendit.

Në mbledhjen e 73-të janë miratuar dy nisma të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit:

1. Nisma për negocimin e Marrëveshjes për Bashkëprodhim të Filmit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Izraelit;

2. Nisma për negocimin e Marrëveshjes për Bashkëprodhimin Kinematografik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Koncept dokumentin për Fushën e Performancës Energjetike në Ndërtesa, i cili rekomandon hartimin e Ligjit të ri për Performancën Energjetike në Ndërtesa. Performanca energjetike në ndërtesa vlerësohet e kënaqshme kur përmbushen nevojat e ndryshme, siç janë: ngrohja/ftohja, ndriçimi dhe sigurimi i ujit të ngrohët. Vlerësohet se stoku i ndërtesave rezidenciale në Kosovë është një prej konsumuesve më të lartë të energjisë së përgjithshme, andaj edhe konsiderohet që sektori i ndërtimeve është vendimtar për arritjen e synimeve të vendit tonë drejt standardeve evropiane të ruajtjes së energjisë dhe mjedisit përmes efiçiencës sa më të lartë të performancës së energjisë.

Pas aprovimit të buxhetit të Rishikuar në mbledhjen e 69-të, sot me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qeveria ka miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2023-2025. Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2023-2025 paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të hartohet Buxheti Vjetor për vitin 2023. Qëllimi kryesor i tij është që të ofrojë një analizë të bazuar të mjedisit makroekonomik në vend, për të vendosur kështu bazën për planifikimet buxhetore për vitet që vijnë në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë.

Pas shqyrtimit është miratuar edhe Raporti mbi nivelin e ekzekutimit të projekteve të huamarrjes ndërkombëtare, sikurse është miratuar edhe Raporti tremujorë për buxhetin 2022.

Ka marr miratimin në mbledhjen e sotme edhe Programi i Borxhit Shtetëror për vitet 2023-2025. Në dokument pasqyrohen zhvillimet e fundit në parametrat e borxhit shtetëror, vlerësohen rreziqet kryesore dhe përcaktohen objektivat afatmesme të menaxhimit të borxhit shtetëror.

Në mbledhjen e sotme u ndanë 1.322.597,00 euro nga Qeveria për  komunat Podujevë, Istog, Shtime dhe Graqanicë për përfundimin e projekteve me klauzolë të investimeve.

Qeveria me një vendim të miratuar në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimet për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP te komunat: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Hani i Elezit. Bazuar në kërkesat për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP te komunat, Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 6 korrik 2018 ka miratuar këto vendime: Vendimi Nr.05/55 i Komunës së Gjilanit, Vendimi Nr. 06/55 i Komunës së Ferizajt, Vendimi Nr. 07/55 i Komunës së Suharekës, Vendimi Nr. 08/55 i Komunës së Skenderajt, Vendimi Nr. 09/55 i Komunës së Deçanit, Vendimi Nr. 10/55 i Komunës së Junikut, dhe  Vendimi Nr. 11/55 i Komunës së Hanit të Elezit. Këto vendime nuk kanë mundur të zbatohen, dhe në vitin 2021 kanë pësuar ndryshimet ligjore, përkatësisht Ligji Nr.06/L-092 ka shfuqizuar Ligjin Nr.04/L-144 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës. Shfuqizimi i vendimeve të lartcekura bëhet në përputhje me nenin 57 të Ligjit Nr.05/L-031 Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Sot u gjithashtu u miratuan vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, duke analizuar edhe masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19. Masat dhe afatet kohore të përcaktuara në këtë propozim-vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll edhe përkundër të dhënave optimiste epidemiologjike.

Më tej, në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar është informuar nga Ministria e Administrimit për Pushtetin Lokal me Raportin final gjithëpërfshirës për sistemin e vetëqeverisjes lokale. Raporti synon përputhshmërinë e vetëqeverisjes lokale në Kosovë me parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, zbatimin e legjislacionit për vetëqeverisje lokale, krahasimin me praktikat e mira dhe rekomandimin e rishikimit funksional të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.

Po ashtu është informuar nga po e njëjta ministri edhe për Raportin e vlerësimit të Ligjshmërisë së akteve të Kuvendeve të Komunave për periudhën janar – dhjetor 2021.

Në fund, Qeveria është pajtuar me kandidaturat e propozuara nga paneli për përzgjedhjen e anëtarit joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për kandidatët si në vijim: Arta Hoxha; Esida Bujupi; Lulzim Ismajli; Nexhat Kryeziu dhe Nora Rraci, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM