Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Lambrecht: Gjermania e mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës

Maj 5, 2022

Pas kthimit nga vizita zyrtare në Berlin, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministren e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Christine Lambrecht.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministren Lambrecht për vizitën, si edhe për mikpritjen e ngrohtë që i bëri kancelari gjerman Olaf Scholz në Gjermani. Ai i vlerësoi takimet e frytshme dhe shumë miqësore, ndërsa potencoi rëndësinë e nismës së kancelarit për ringjalljen e Procesit të Berlinit.

Duke theksuar se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ai tha se për përshpejtimin e integrimit të Kosovës, roli i Gjermanisë është qendror. Kryeministri në veçanti  kërkoi mbështetje për pranimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe në Këshillin e Evropës.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera, ai shtoi se Kosova është partner i qëndrueshëm për Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, ndërsa veçoi sanksionet kundër Rusisë, gatishmërinë për të pranuar 20 gazetarë ukrainas dhe gatishmërinë për strehim të deri 5.000 refugjatëve nga Ukraina.

Lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, kryeministri Kurti ritheksoi se njohja reciproke duhet të jetë në qendër të procesit e jo në fund të tij. Ai tha se Serbia duhet të demokratizohet dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe të distancohet nga Milosheviqi dhe Putini.

Ministrja Lambrecht theksoi se liria dhe integriteti territorial janë shumë të rëndësishme dhe se Gjermania e mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës.

Po ashtu tha se e mbështet edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duke zgjidhur konkretisht çështjet e raporteve bilaterale, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM