Build Skills with our trainings

Sign up now!

MBPZhR hap aplikimin për masa mbështetëse në kuadër të programit për bujqësi dhe zhvillim rural për 2022

Kor 7, 2022

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2022, ku investimet përmes këtij programi kapin vlerën prej 26 milionë euro. Përmes këtij programi do të përkrahen projektet investive të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë territorin e Kosovës.

Thirrjet për aplikim janë hapur për:

– Masën 1 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”,

– Masën 3 ,”Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”,

– Masën 7 “Diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve”,

– Masën 5 “Përgatitja zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER”.

Investimet e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit përmes Programit për Zhvillim Rural 2022 arrijnë vlerën prej është 26,331,798.00

MBPZhR-ja përmes këtij PZhR-së ka zgjeruar mundësitë e investimeve, duke sjellë kështu edhe shumë risi në masat mbështetëse për sektor të ndryshëm bujqësor dhe rural.

Të gjithë të interesuarit aplikim mund ta bëjnë përmes ueb –modulit online në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), www.azhb-ks.net në linkun “Aplikimi online për PZHR”: https://azhb-aplikimet.rks-gov.net. Aplikuesit në ueb – modul do të mund të regjistrojnë projektin, si dhe duhet të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim në PDF.

Ndërkaq, gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit, kriteret e provueshmërisë, kriteret e vlerësimit fushat e investimit, mund t’i marrin në detaje në uebfaqen e MBPZhR-së www.mbpzhr-ks.net, si dhe në uebfaqen e AZhB-së www.azhb-ks.net.

Ndryshe, periudha e aplikimit për masat e shpallura sot (07 korrik), do të jetë e hapur deri më 08 Gusht 2022, në orën 16.00, thuhet në postimin në  Facebook të MBZhR-së.

 

Po ashtu, të gjithë të interesuarit për aplikim në kuadër të PZhR-së, nëse hasin në ndonjë paqartësi gjatë periudhës së aplikimit, mund të parashtrojnë pyetje për sqarim në emailin zyrtar, infoaplikimet.azhb@rks-gov.net.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM