Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Përcaktimi strategjik i shtetit dhe popullit tonë është anëtarësimi në NATO

Kor 7, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe zv. kryeministrja Donika Gërvalla, kanë pritur sot një delegacion të përbërë nga përfaqësues të përhershëm të 26 vendeve anëtare të NATO-s dhe Suedisë, e cila ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë.

Presidentja Osmani u shprehu përfaqësuesve të shteteve anëtare të NATO-s, mirënjohjen e për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm, duke nënvizuar se uniteti transatlantik është i domosdoshëm për ta garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në Evropë kundër qëllimeve dashakeqe të Rusisë dhe satelitëve të saj.

Përcaktimi strategjik i shtetit dhe popullit tonë është anëtarësimi në NATO, duke filluar me pjesëmarrjen në Programin e Partneritetit për Paqe”, ka theksuar Osmani.

Sipas saj, Kosova është e gatshme ta japë kontributin e saj për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Në këtë drejtim, sipas presidentes Osmani do të shtohet e thellohet bashkëpunimi dhe koordinimi me shtetet aleate dhe me NATO-n, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM