Manifesta 14 njofton se do të mbahet eventi i parë i Manifesta Nights që feston jetën e natës së Prishtinës që njihet për shpirtin eksperimentues dhe mbështetjen ndaj shprehjes së lirë.
Manifesta Nights organizohet dhe mbahet në bashkëpunim me kolektivet e Prishtinës. Nisim natën e parë, të premten e ardhshme në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me Hyjneshat – një kolektiv queer nga Kosova që njihen për përpjekjet dhe punën e shkëlqyer që zhvillojnë në mbështetje të skenës LGBTQ+ në vend.
Prisni muzikë live, performanca drag dhe Dj sete. Eventi është falas e të gjithë jeni të ftuar, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.






