Build Skills with our trainings

Sign up now!

ME: Të kursehet rryma deri sa blloku i dytë i Termocentralit “Kosova B” të hyjë në funksion

Gus 18, 2022

Duke u bazuar në situatën energjetike në Kosovë, Komiteti Teknik Emergjent (KTE), i themeluar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli që përbëhet nga përfaqësues të të gjithë institucioneve relevante të energjisë mbajti takimin e dytë.

Takimi i dytë për ditën e sotme menjëherë pas themelimit, u organizua për të rekomanduar masa të reja për lehtësimin me furnizim me energji elektrike në Kosovë.

Me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim të energjisë elektrike që do të zgjas deri më 25 gusht 2022, Komiteti Teknik Emergjent rekomandoi që KEK të sigurojë energjinë e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik.

Ministria e Ekonomisë inkurajon të gjithë qytetarët të kursejnë energjinë, veçanërisht këto ditë deri sa blloku i dytë i Termocentralit “Kosova B” të hyjë në funksion pas remontit përgatitor për sezonin e dimrit.

Komiteti ka për qëllim hartimin e rekomandimeve për minimizimin e pasojave nga kriza energjetike.

Komiteti teknik ka si qëllim që të identifikojë ndikimin e mundshëm në situatën emergjente të furnizimit me energji, operimit dhe likuiditetit në tregun e energjisë, menaxhimin e situatës, si dhe rekomandimin e mënyrave të minimizimit të efekteve negative si në furnizim ashtu edhe në treg gjatë situatës emergjente.

Komiteti Teknik Emergjent ka këtë përbërje: përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS) dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal (KESCO), thuhet ë faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM