Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen gjashtë të dyshuar për posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve

Gus 25, 2022

Stacioni Policor në Malishevë mbështetur edhe nga njësi tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, pas aksionit policor që kishte ndërmarr lidhur me informacioni e pranuar se në një aheng në Malishevë kishte pasur të shtëna me armë zjarri, fillimisht kishte realizuar kontroll në një lokacion në fshatin Bubavec-Malishevë ku ishin gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK47 me një karikator, një pushkë gjuetie, dy pistoleta me nga një karikator dhe 105 fishekë të llojeve të ndryshme si dhe 1 gëzhojë.

Aksioni policor, në koordinim me Prokurorin e Shteti, ka vazhduar duke realizuar kontrolle edhe në tri lokacionet tjera në po të njëjtin fshat. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri pistoleta me nga një karikator, 46 fishekë të llojeve të ndryshme dhe 27 gëzhoja.

Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarve, janë arrestuar gjithsej gjashtë persona. Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM