Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Kosova, rrëfim suksesi në forcimin e demokracisë dhe aleancave me partnerë perëndimor

Sht 15, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci. Në këtë konferencë i pranishëm është edhe Kancelari federal gjerman Olaf Scholz, si dhe diplomatë, gazetarë e përfaqësues nga akademia dhe shoqëria civile nga e gjithë bota.

Në një diskutim të veçantë të kësaj konference kushtuar strategjisë së sigurisë në Evropë, presidentja Osmani ka theksuar se Republikën e Kosovës është shembull i garantimit të paqes së qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, si dhe si rrëfim suksesi në forcimin të lirisë së medias dhe demokracisë. Në këtë drejtim,

Presidentja Osmani ka folur mbi rritjen e vazhdueshme të Kosovës në indekse ndërkombëtare të lirive dhe demokracisë, si dëshmi e përkushtimit të palëkundur të popullit të Kosovës dhe të institucioneve të saj për vlerat demokratike.

Presidentja Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës është faktor stabiliteti në rajon dhe Evropë, dhe përmes veprimeve konkrete ka dëshmuar se është partner i besueshëm i demokracisë perëndimore.

Osmani ka veçuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejmë të aleancave me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë përmes bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme karshi zhvillimeve ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe mbështetjen për popullin ukrainas. Presidentja ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike dhe bashkërenduese në BE dhe NATO, në mënyrë që Evropa të jetë edhe më e fortë dhe më e bashkuar karshi sfidave me të cilat përballet.

Presidentja Osmani, ndër të tjera, bëri thirrje për përkrahjen e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për urgjencën e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Qëllimi i konferencës ndërkombëtare Kolokiumi M100 Sanssouci është bashkëbisedimi dhe ndërveprimi në mes përfaqësuesve nga politika, media dhe akademia nga e gjithë Evropa e më gjerë rreth perspektivave për një Evropë të lirë dhe demokratike përballë një rendi të ri botëror dhe rolit të mediave në këtë proces, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM