Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Petchpornprapas: Bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët mes Kosovës dhe Mbretërisë së Tajlandës

Tet 3, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Tajlandës për Republikën e Kosovës, Nipon Petchpornprapas.

Kryetari Konjufca e uroi ambasadorin Petchpornprapas për marrjen e detyrës, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm rolin e misioneve respektive diplomatike në shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ndërsa ambasadori Petchpornprapas e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën.

Në takim u ritheksua gatishmëria e dyanshme për rritjen e bashkëpunimit konkret në fusha me interes të përbashkët midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Tajlandës, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM