Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takon përfaqësuesit e komunitetit goran, thekson ndarjen e bursave për studentët nga komunitetet joshumicë

Tet 3, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e komunitetit goran në Kosovë, nga akademia, organizatat joqeveritare, mediat dhe institucionet e Kosovës.

Duke shprehur mirënjohje për kontributin e komunitetit goran në Kosovë, kryeministri Kurti theksoi angazhimin e Qeverisë për rritjen e mirëqenies së këtij komuniteti. Ai veçoi mbështetjen e dhënë përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. Kjo ka përfshirë përfaqësimin e komunitetit në skemën e punës praktike në institucione gjatë gjashtë muajve të fundit, si dhe grantet që mbështesin OJQ-të në punën e tyre për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e komunitetit.

Duke vlerësuar Programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës, të udhëhequr nga Seniha Gjylderen Krasniqi nga komuniteti goran, u theksua ndarja e 5 bursave për studentët nga komunitetet joshumicë për t’u regjistruar në këtë program, që është e vetmja mundësi e tillë në rajon për studentët që të mësojnë gjuhët zyrtare të Kosovës, së bashku me studimin e linguistikës dhe veçorive gjuhësore dhe kulturore të Ballkanit.

Ndërsa duke biseduar lidhur me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, kryeministri Kurti theksoi mbështetjen e dhënë për Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve në punën e tij të rëndësishme, si dhe punën e filluar për ngritjen e Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

U bisedua për forcimin e rolit të Zyrtarëve Komunal për Komunitete dhe Kthim. Kryeministri Kurti veçoi takimin me zyrtarët dhe përgjigjen në kërkesat e artikuluara në atë takim për trajnime dhe rrjetëzim të mëtejshëm. U fol për konferencën e organizuar në qershor për të ndarë praktikat e mira dhe një tjetër konferencë që do të zhvillohet këtë javë.

Në takim u bisedua për mundësitë dhe hapat e ardhshëm për rritje të angazhimit të përbashkët drejt krijimit të vendeve të reja të punës, zhvillimit të turizmit dhe rritjes së mirëqenies së komunitetit goran në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM