Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti vuri gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan

Tet 10, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vuri gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, në lagjen Arbëria, në Gjilan.

Është kënaqësi që jam sot në Gjilan me rastin e përurimit të gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare, këtu në lagjen Arbëria, një lagje e cila, moti ka pasur nevojë për një Qendër të Mjekësisë Familjare, për shëndetin publik, për pacientët, por gjithashtu edhe për mjekët edhe infermierët, që do të shërbejnë e do të kujdesen këtu, tha kryeministri.

Andaj, përveç se si investim në infrastrukturën shëndetësore, kryeministri vlerësoi këtë projekt si investim në shëndetin e qytetarëve. Të gjithë ata të cilët janë të sëmurë apo pacientë, do t’i kenë kushtet e duhura në një hapësirë prej gjithsejtë, prej 373 metra katrorë, ku do të ofrohen kujdesi i mjekëve edhe i infermierëve tanë, tha ai.

Vënia e gurthemelit të QMF-së së re u bë bashkë me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z.Alban Hyseni, Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij Ali bin Hamad Al Marri dhe drejtorin e Qatar Charity, z.Esam Dabab, e në prani të përfaqësuesve të institucioneve qendrore e lokale dhe stafit shëndetësor.

Kryeministri falënderoi përzemërsisht Shkëlqesinë e tij Ali bin Hamad Al Marri dhe drejtorin e Qatar Charity, z.Esam Dabab, për mbështetjen, për donacionin, për mundësimin e këtij gurthemeli. Ai e falënderoi edhe kryetarin e komunës, z.Alban Hyseni për punët përgatitore, që për të arritur deri në këtë ditë për të vënë gurthemelin e për ta inauguruar fillimin e punës drejt ndërtimit të kësaj Qendre të Mjekësisë Familjare në Gjilan.

Ky projekt i mundësuar falë bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Qatar Charity, përveçse për ndikimin në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, u vlerësua edhe si dëshmi konkrete e miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Katarit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM