Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Manja: Gatishmëri për ta intensifikuar edhe mëtej bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit

Tet 11, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja, të shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiun.

Në takim me të dy ministrat, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka shënuar përparim të ndjeshëm në procesin e reformave në sundimit e rendit dhe ligjit.

Ajo tha se reformat në drejtësi dhe në sundim të rendit e ligjit, janë prioritet i institucioneve të Kosovës.

Në këtë kontekst, tha se bashkëpunimi me Shqipërinë është i domosdoshëm, posaçërisht në sferën e mbështetjes me ekspertizë në çështjen e reformave në drejtësi.

Sipas Presidentes Osmani, vetingu është një nga proceset më të rëndësishme për kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi.

Të dy paraqitën nevojën e përafrimit ndërmjet sistemeve të drejtësisë në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve të të dy shteteve.

Temë e diskutimit në takim ishte edhe pjesëmarrja e Kosovës në Samitin për Demokraci, të inicuar nga Presidenti Biden, në të cilin Kosova udhëheqë grupin tematik për sundim të ligjit dhe reforma në drejtësi.

Presidentja Osmani ka falënderuar ministrin Manja që Shqipëria ka vendosur t`i bashkohet grupit tematik për sundim të ligjit dhe reforma në drejtësi, të udhëhequr nga Kosova në kuadër të Samitit për Demokraci.

Në të njëjtën kohë, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për angazhim të përbashkët për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Poashtu, presidentja Osmani dhe minstri Manja, shprehën gatishmërinë për ta intensifikuar edhe mëtej bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM