Manifesta 14 njofton për një lajm shumë të mirë për të ardhmen e hapësirave publike në Prishtinë se salla e shtypshkronjës së “Rilindjes” merr statusin e monumentit për një vit.
Salla e shtypshkronjës së dikurshme të “Rilindjes” ku paraqitet puna e artistit Cevdet Erek, në kuadër të Manifesta 14 do të jetë prej tani në listën e monumenteve të mbrojtura në Prishtinë, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.






