Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve të minatorëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Amasra, pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën Bartin të Turqisë.
Kryeministri Kurti ka thënë se mendimet dhe lutjet tona janë me ju, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.




