Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia shpall në kërkim personat e dyshuar për krime lufte

Nën 3, 2022

Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, bazuar në ligj publikon urdhër për shpalljen në kërkim të të pandehurve.

Personat e shpallur në kërkim janë:

  1. AKSIĆ (Voimir) Ćedomir; data e lindjes; 10.05.1960
  2. DENIC (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967
  3. JOVANOVIĆ (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961
  4. PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969
  5. RAĆIĆ (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974
  6. RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša; data e lindjes; 07.12.1974

Të pandehurit e lartcekur janë duke u kërkuar për veprën penale: krime lufte kundër popullsisë civile.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë: – Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– Tel: 038 542 127; Qendra Operative DDP

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM