Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se marrëveshja për targa u arrit, Kurti ka lëshuar pe, tash nuk dihet edhe sa kohë do të qarkullojnë targat ilegale në veri të vendit, meqë nuk ka afat marrëveshja.
Tahiri në postimin e saj në Facebook ka thënë se Kurti as Qeveria e tij nuk guxon të bëjë marrëveshje pa njohje reciproke me Serbinë.
Sikur të dëgjoheshin amerikanët afati do të ishte 10 muaj. Prap nuk u bë publike marrëveshja, nuk i dijmë edhe cfarë kompromise tjera ka bërë Kurti si në të kaluarën. Por një gjë e dijmë, Kurti as Qeveria e tij nuk guxon të bëjë marrëveshje pa njohje reciproke me Serbinë.
Nëse lëshon pe përballë do ta gjej popullin e Kosovës, të cilin e njoh mirë sepse është popull shembullor që dinë të mbroj interesat kombetare.