Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani ia dorëzon kardinalit Simoni, medaljen presidenciale “Shën Tereza”

Jan 25, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë, ia dorëzoi kardinalit të vetëm shqiptar, të mbijetuarit të diktaturës komuniste në Shqipëri, kardinalit Ernest Simoni, medaljen presidenciale “Shën Tereza”.

Kjo medalje i qe ndarë shtatorin e shkuar, në kuadër të “Ditëve të Nënë Terezës”, për qëndresën e palëkundur ndaj diktaturës komuniste dhe veprimtarisë së gjatë në shërbim të paqes e të lirisë.

Duke i shprehur mirënjohje të thellë, Presidentja Osmani tha: “Kardinal Simonit i mbetemi përherë mirënjohës dhe falënderues për kultivim të vlerave njerëzore dhe kujdesin që ai e tregon në secilin takim dhe secilën ngjarje ndaj Kosovës”, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM