Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Duke përkujtuar komandantin Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë, tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë

Jan 31, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani Sadriu, zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schwarz, bënë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26- vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. 

Duke kujtuar e përkujtuar komandantin Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë të kombit, në të njëjtën kohë ne tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, për shtetin tonë, për pavarësinë tonë dhe se sa i vlefshëm për të tashmen dhe të ardhmen është ky kujtim e ky përkujtim që bëhet si nga institucionet, po ashtu edhe nga qytetarët e vendit tonë, tha Kryeministri Kurti. 

Ai tha se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin kushtrimi për luftë çlirimtare, por njëkohësisht ishin edhe pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, meqenëse ata kryenin aksione çlirimtare edhe para se të fillonte lufta, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

 

Bashkë me presidenten e Republikës, znj. Vjosa Osmani – Sadriu, me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla – Schwarz dhe me ministra të tjerë të qeverisë sonë, deputetë të Kuvendit dhe kolegë e bashkëpunëtorë në institucione e në politikë, vendosëm lule të freskëta këtu te përmendorja e komandantit Zahir Pajaziti në kryeqytet, në Prishtinë.

 

Para 26 vjetëve komandanti Zahir Pajaziti së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë. Ata ishin kushtrimi për luftë çlirimtare, por njëkohësisht ishin edhe pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës meqenëse ata kryenin aksione çlirimtare edhe para se të fillonte lufta.

 

Duke kujtuar e përkujtuar komandantin Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë të kombit, në të njëjtën kohë ne tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, për shtetin tonë, për pavarësinë tonë dhe se sa i vlefshëm për të tashmen dhe të ardhmen është ky kujtim e ky përkujtim që bëhet si nga institucionet, po ashtu edhe nga qytetarët e vendit tonë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM