Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ahmeti- Angili: Mirënjohje e thellë për ndihmën e Kosovës dhënë popullit turk në rajonet e goditura nga tërmetet

Mar 17, 2023

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunc Angili.

Zëvendësministri Ahmeti, e uroi ambasadorin Angili për detyrën e re dhe i shprehi mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes të dyja vendeve.

Gjithashtu, zëvendësministri Ahmeti, shprehi ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmeteve që kanë goditur Turqinë. Duke theksuar se Kosova i ka qëndruar pranë popullit turk në këto momente të vështira.

Gjatë takimit, biseda u përqendrua në zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të shkëlqyeshme bilaterale. U diskutua mbi organizimin e konsultimeve të dyta politike, thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë.

Ambasadori Angili, është shprehur falënderues për mikpritjen në Kosovë. Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën e Republikës së Kosovës dhënë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmetet shkatërruese, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM