Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia viziton institutet para-klinike në QKUK dhe morgun ku u investuan 654 mijë euro

Mar 17, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia i shoqëruar nga u.d drejtoresha e SHSKUK Dr. Narqize Arenliu – Hoxhaj, udhëheqësja e Bordit, Dr. Aida Rexhepi dhe anëtarja e Bordit, Dr. Agreta Gecaj, vizitoi hapësirat e instituteve para-klinike për të parë nga afër realizimin e projektit që kishte për qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe investimet në infrastrukturë.

Në këtë projekt në vlerë të 654 mijë eurove, janë të përfshira pajisjet mjekësore dhe inventarizimi i dorëzuar në institutet para-klinike, furnizimi dhe instalimi i tyre, pajiset fikse të mobilizuara, pajisjet lëvizëse të specializuara dhe furnizimet për institutet para-klinike.

Gjatë takimi ministri Vitia u njoftua me shërbimet që ofrohen në këto klinika si dhe premtoi se do të merren për bazë kërkesat për investime të mëtutjeshme për përmirësimin e kushteve të punës me qëllim të shërbimeve sa më të mira.

“Shërbimet paraklinike janë shumë të rëndësishme. Jam shumë i interesuar për t’i dhënë një dimension tjetër këtyre shërbimeve. Ne jemi të përkushtuar që çdo nevojë për investime që vjen nga ju së pari, ne t’i përgjigjemi sa më mirë e shpjet që është e mundshme. Jemi duke bërë një plan përveç se investiv edhe në racionalzimin e resurseve njerëzore, krejt kjo për të racionalizuar kohën e cila do të mund të përdorët në të mirë të shërbimit të qytetarëve.” tha ndër të tjera Vitia.

Ky projekt ishte paraparë të realizohej në kuadër të bashkëpunimit me Bankën Botërore për rritjen e kapaciteteve për Covid-19, e ku një prej aktivitetet ishte edhe ndërtimi i instituteve para-klinike, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM