Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia shqipton masa e ndalimit për dy persona të dyshuar për vrasje

Mar 19, 2023

Policia e Kosovës shqipton masa e ndalimit për dy persona të dyshuar për vrasje.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, është ngritur dyshimi i bazuar, se personat e dyshuar për rastin e vrasjes, janë dy personat të cilët pasi ka ndodhë ngjarja janë dërguar për trajtim në QKUK.

Për të dy personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njëri nga personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë është dërguar në qendër të mbajtjes.

Ndërsa i dyshuari tjetër (po ashtu nën masën e ndalimit), po vazhdon të trajtohet në QKUK.

Policia ka gjetë dhe sekuestruar, një armë zjarri dhe një thikë, të cilat dyshohen të jenë përdorur në rastin e sipërshënuar, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM