Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sot kanë vizituar Shoqatën “Lidhja e Invalidëve, viktimave civile dhe të zhdukur në Kosovë”, ku edhe janë takuar me drejtorin Mustaf Prenku dhe stafin e shoqatës.
Në këtë takim, u njoftuan nga afër me punën dhe sfidat e kësaj Qendre si dhe për kërkesat që kanë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në kuadër të kësaj vizite, u takuan po ashtu me gra, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ku diskutuan për mundësitë për mbështetje institucionale.
Ndërsa drejtori i kësaj Qendre, Prenku falënderoi ministrat për vizitën duke ofruar gatishmëri për bashkëpunim për çështjet që ndërlidhen me viktimat e dhunës seksuale të luftës, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.