Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në Kosovë lansohet projekt i ri i financuar nga BE-ja- VEPRO TANI

Qer 9, 2023

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka lansuar projektin e ri “Përkrahja e Reformës së Administratës Publike dhe Sundimit të Ligjit përmes Luftimit të Korrupsionit dhe Përmirësimit të Ofrimit të Shërbimeve – VEPRO TANI.

Përgjegjës për zbatimin e projektit, për të cilin është ndarë një buxhet total prej afro 200,000 eurosh dhe i cili pritet të zgjasë për afro 3 vjet, do të jetë Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

VEPRO TANI synon ta avancojë drejtpërsëdrejti luftën kundër korrupsionit dhe ofrimin e përgjithshme të drejtësisë përmes monitorimit sistematik të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial në Kosovë, si dhe përmes ofrimit të analizave, rekomandimeve dhe ekspertizave ligjore të ndryshme për institucionet kryesore. Përveç kësaj, do të bëhet edhe monitorimi i drejtpërdrejtë i Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar. Në kuadër të këtij komponenti të parë, VEPRO TANI do ta prezantojë një platformë të monitorimit që do ta mbulojë tërë spektrin e çështjeve që e kanë pllakosur sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial në Kosovë.

Krahas kësaj, ky projekt synon ta përshpejtojë reformën e administratës publike përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë për thjeshtimin e procedurave dhe zbatimin e Programit për Parandalimin dhe Reduktimin e Barrës Administrative (2022-2027) dhe planit të tij të veprimit, që janë miratuar së fundmi. Do të zhvillohen rregullisht fushata për avokim dhe informim, për t’i informuar qytetarët dhe bizneset për të drejtat e tyre për të kërkuar dëmshpërblim në rastet e shkeljeve administrative. 

Projekti i mbulon të dy këta sektorë të ndërlidhur, meqë probleme të ngjashme (korrupsioni, keqpërdorimet, procedurat tejet burokratike, rekrutimet jomeritore, mungesa e efikasitetit dhe kompensimit të dëmeve) e karakterizojnë si sektorin e drejtësisë, ashtu edhe atë të administratës publike shtetërore të mbingarkuar me staf.

Projekti do t’i synojë akterët institucionalë kryesorë të sektorit të drejtësisë dhe administratës publike, siç janë: Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe agjencitë përkatëse; Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e Kryeministrit etj. Duke ndikuar në politikat dhe proceset legjislative, VEPRO TANI do të ketë ndikim pozitiv si në ofrimin e drejtësisë, ashtu edhe në efikasitetin e administratës publike, duke çuar në shërbime më të mira për qytetarët, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së BE në Kosovë.

 

Për informata më të hollësishme, luteni ta lexoni Buletinin e Projektit këtu.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM