Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Kosova mirëpret shtetet anëtare të konstituencës së Bankës Botërore dhe FMN-së

Qer 30, 2023

Nën organizimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë kësaj jave Kosova ka mirëpritur takimet e konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Takimi i Konstituencës së Bankës Botërore dhe FMN-së, mbledh përfaqësues nga Ministritë e Financave dhe Bankat Qendrore të shteteve anëtare si Austria, Belgjika, Turqia, Bjellorusia, Çekia, Luksemburgu, Hungaria, Sllovakia, si dhe Sllovenia.

Këto takime shërbejnë si platformë për të ndarë përvojat më të mira, si dhe për të diskutuar rreth zhvillimeve të përgjithshme ekonomike globale, sfidave rajonale, si dhe çështjeve të brendshme të konstituencave përkatëse.

Përzgjedhja e Kosovës si vend pritës për takimet e konstituencës nënvizon partneritetin e rëndësishëm që vendin ynë mban më këto institucione, e të njejtën kohë dëshmon që edhe më tej po forcojmë lidhjet ekonomike dhe politike me organizatat financiare ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM