Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, Aulonë Nuhiu dhe Fatmir Smani shkëlqyen me performancën e tyre në teatrin e famshëm amerikan “Alvin Ailey American Dance Theater”, në Manhattan të New York-ut.
Çeku në postimin e ti në Facebook ka thënë se sukseset e juaja janë frymëzim për të gjithë ne dhe tregojnë potencialin e jashtëzakonshëm të artistëve tanë.