Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti bën homazhe në përvjetorin e 22-të të sulmeve të 11 Shtatorit

Sht 11, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz dhe zëvendës ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder bënë sot homazhe dhe vendosen lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore “Kosova Kujton”, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, për të përkujtuar dhe nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit që ndodhën në vitin 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ai tha se sot kujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe mësimin e mësuar nga kjo ngjarje me jehonë pikëprerëse në histori.  

Nga sulmet e asaj dite vdiqën gjithsej 2977 persona, mes të cilëve edhe tre shqiptarë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. 

Atë kohë, administrata amerikane e Presidentit George W. Bush, ishte zotuar që terrorizmi kurrë nuk do të ngadhënjejë. Më shumë se dy dekada prej atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë t’i prijnë luftës globale kundër terrorizmit, kurse shumë vende mes të cilave edhe Republika e Kosovës, është rreshtuar në këtë luftë të përbashkët, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM