Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, ku u ndryshua rrjedha e historisë përgjithmonë.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm.






