Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani pritet nga Milanović: Kroacia është mike dhe aleate e Kosovës në rajon dhe në strukturat euroatlantike

Tet 10, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar vizitën dy ditore zyrtare në Kroaci, me ç`rast është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović.

Në takim me presidentin Milanović, presidentja Osmani ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit.

Presidentja Osmani theksoi se Kroacia është mike dhe aleate e Kosovës në rajon dhe në strukturat euroatlantike, ndërkohë që të dy shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme.

Në këtë funksion, sipas presidentes Osmani, komuniteti shqiptar në Kroaci dhe ai kroat në Kosovë, janë urë e fuqishme lidhëse ndërmjet të dy shteteve.

Më tej, presidentja Osmani e ka njoftuar homologun Milanović mbi sulmin terrorist dhe aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës, koordinimin me aleatët dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, teksa ka diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të tejkalimit të sfidave të sigurisë.

Sipas presidentes Osmani, populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe siguri në vend dhe rajon.

Presidentja Osmani ritheksoi gjithashtu synimin e Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike, ndaj mbështetjen nga Kroacia e vlerësoi si të rëndësishme në përmbylljen e suksesshme të të gjitha këtyre proceseve integruese. 

Në këtë takim, presidentja Osmani dhe presidenti Milanović, ndër të tjera, diskutuan dhe shprehën gatishmëri për ta rritur bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, ekonomisë, si dhe në sfera të tjera të interesit të dyanshëm, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM