Build Skills with our trainings

Sign up now!

Maqedonci: Kosova është e vendosur të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë

Tet 26, 2023

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK kanë mbajtur edicionin e 15-të të konferencës vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2023”.

Të pranishmëve me këtë rast iu është drejtuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci duke thënë se është pjesë e vazhdueshme e rritjes dhe zhvillimit të sistemit të mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci i tha ambasadorëve, personelit ushtarak të vendeve partnere se Republika e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK janë të vendosura që të vazhdojnë dhe rrisin bashkëpunimin me partnerët për të formësuar rrugën drejt integrimit në institucionet Euro-Atlantike dhe në NATO, roli i partnerëve në këtë drejtim nuk është vetëm i rëndësishëm, por themelor dhe vendimtar.

Pavarësisht kërcënimeve nga akterët globalë dhe rajonalë, si dhe sfidat e tjera, vendi ynë vazhdon të mbetet një partner i besuar i botës demokratike.

Maqedonci ka thënë se Kosova është e vendosur të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Sot, bota po përballet me sfidat e sigurisë të shkaktuara nga qeveritë autokratike që po përpiqen të riformësojnë rendin botëror në mënyrë që të ndjekin interesat e tyre hegjemoniste. Pushtimi rus i Ukrainës dhe konfliktet e tjera në botë tregojnë se sa i brishtë është mjedisi aktual i sigurisë.

Ai tha se bashkëpunimi dhe ndërveprueshmëria ndërmjet partnerëve është më e rëndësishme se kurrë më parë për të përballuar sfidat e vjetra dhe të reja të sigurisë dhe se rëndësia e një bashkëpunimi të tillë në arritjen e suksesit operacional u dëshmua së fundmi në pjesën veriore të vendit tonë.

Më 24 shtator, grupet e organizuara paraushtarake terroriste të inkurajuara dhe të mbështetura nga institucionet serbe, kryen një sulm terrorist kundër Policisë së Kosovës me qëllim të kapjes së terrenit dhe destabilizimit të vendit tonë. Falë profesionalizmit të jashtëzakonshëm të Policisë së Kosovës, sinkronizimit të shkëlqyer të instrumenteve të pushtetit kombëtar dhe përpjekjeve të mirëkoordinuara me partnerët, ky sulm flagrant nuk pati sukses. Ne mbrojtëm rendin tonë kushtetues, sovranitetin dhe integritetin tonë territorial.

 

Megjithatë, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se kërcënimi është ende atje, përderisa ekzistojnë 48 baza operative të avancuara serbe përgjatë kufirit me Kosovën. Dhe, për aq kohë sa Serbia vazhdon të ketë një qasje hegjemoniste ndaj fqinjëve të saj. Më lejoni të theksoj, Kosova, kurrë nuk do të jetë kërcënim për askënd! Por ne jemi të përgatitur të jemi miq me të gjithë.

Maqedonci tha se Kosova në vitet e fundit ka bërë arritje të mëdha në zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes. Në këtë drejtim, një rol shumë të rëndësishëm ka luajtur edhe përkrahja e Qeverisë së Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës ku brenda dy viteve buxheti për MM dhe FSK u rrit për 120%.

Kemi shqyrtuar ligjet, kemi hartuar rregullore dhe kemi punuar në plane dhe dokumente strategjike me qëllim që FSK-së t’i realizojë detyrat e misionit dhe të arrijë objektivat e saj të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

 

Gjatë dy viteve të fundit, pothuajse dyfishuam numrin e personelit ushtarak, trefishuam investimet në sistemet e armëve dhe morëm pjesë në shumë stërvitje të përbashkëta dhe shumëkombëshe.

Ai vazhdoi duke thënë se për herë të parë ndonjëherë Kosova në territorin e saj priti një pjesë të stërvitjeve të udhëhequra nga SHBA-të, Defender Europe 21 dhe Defender Europe 23, dhe vazhdon të marrë pjesë në konferencat e planifikimit për Defender Europe 25. Për më tepër, FSK-ja dislokoi njësi të vogla në Lindjen e Mesme dhe Ishujt Falkland për trajnime operative dhe misione për mbështetjen e paqes.

Njësitet e specializuara të FSK-së në fillim të këtij viti ishin në Turqi për operacionet e kërkim-shpëtimit, ku iu bashkuan të tjerëve në misionin për të shpëtuar jetë pas tërmetit të tmerrshëm.

 

Ne jemi veçanërisht krenarë për Qendrën tonë të Trajnimit të Kërkimit- Shpëtimit e cila ofron trajnime të specializuara për partnerët dhe operatorët vendas. Ne jemi gjithashtu aktivë në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës dhe vazhdimisht kërkojmë mënyra për të dhënë kontribut të prekshëm në këtë përpjekje jetike për liri.

Maqedonci ka thënë se me mbështetjen e qeverisë dhe partnerëve tanë, si dhe me profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, sot Forca e Sigurisë së Kosovës shihet nga të gjithë si një forcë shumë e besueshme dhe shumë profesionale që përfaqëson të gjithë diversitetin e vendit tonë.

Ministri Maqedonci ka thënë në fund se i inkurajon vendet dhe forcat e armatosura të partnerëve tanë që të vazhdojnë të na mbështesin në rrugën tonë drejt zhvillimit dhe fuqizimit të FSK-së dhe se i siguron se rruga jonë drejt integrimeve Euro-Atlantike do të jetë e pandryshueshme dhe Ministria e Mbrojtjes si dhe FSK do të mbeten të përkushtuara për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend, rajon dhe më gjerë, thuhet në postimin në Facebook të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM