Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti:  Historia e kombit tonë përbëhet nga dëshmorët, kurse ardhmëria jonë varet nga besnikëria ndaj tyre

Maj 12, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë sot homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani.

Duke vlerësuar lart figurën e tij, kryeministri Kurti tha se Agron Rrahmani bashkë me Bahri Fazliun, sikurse edhe më herët Afrim Zhitia e Fahri Faziliu, ishin luftëtarë çlirimtarë të cilët ranë në betejë të drejtpërdrejtë me forcat armike, e që paraprakisht ishin veprimtarë politikë, ndërkaq sot janë dëshmorë të kombit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

“Agroni, sikurse edhe të gjithë shokët e tij nuk e duronin padrejtësinë, pabarazinë, shtypjen, shfrytëzimin dhe u angazhuan tërë jetën e tyre për çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit”, tha kryeministri Kurti.

 

Agron Rrahmani, bashkë me Bahri Fazliun, sikurse më herët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ishin luftëtarë çlirimtarë, të cilët ranë në betejë të drejtpërdrejtë me forcat armike. Ata paraprakisht ishin veprimtarë politikë, ndërkaq sot janë dëshmorë të kombit.

 

Agroni, sikurse edhe të gjithë shokët e tij, nuk e duronin padrejtësinë, pabarazinë, shtypjen, shfrytëzimin dhe u angazhuan tërë jetën e tyre për çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit.

 

Agron Rrahmani është frymëzuar prej veprimtarëve që i kanë paraprirë, ndërsa sot është pjesë e lavdishme e historisë sonë, e cila përbën edhe themelet e institucioneve tona, por, në të njëjtën kohë, tregon rrugën se kah ato duhet të vazhdojnë për t’u zhvilluar.

 

Historia e kombit tonë përbëhet nga dëshmorët, kurse ardhmëria jonë varet nga besnikëria ndaj tyre.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM