Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSH do të njoftojë qytetarët për mundësitë të tjera shtesë të regjistrimit për marrje të vaksinës

Maj 15, 2021

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se vaksinimi kundër COVID-19 është duke vijuar në nivel vendi sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, ndërsa janë duke u vaksinuar qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare.

Vaksinimi në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është duke u bërë sipas termineve të caktuara për personat e kësaj grup-moshe që kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, ndërsa në komuna, sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova.

(https://ekosova.rks-gov.net)

Vaksinimi sipas kësaj mënyre do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa në qendrat e vaksinimit duhet të shkojnë vetëm qytetarët e kontaktuar nga Ministria dhe QKMF-të.

Më poshtë video udhëzuesit si të aplikohet për regjistrim në e-kosova dhe sit ë aplikohet për vaksinim kundër COVID-19:

https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y

https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppë

Në ditët në vijim, Ministria e Shëndetësisë do të njoftojë qytetarët edhe për mundësitë të tjera shtesë të regjistrimit për marrje të vaksinës kundër COVID-19, thuhet në komunikatën për media e MSH-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM