Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përmbyllet operacioni hetimor Katrani, ngritët aktakuzë ndaj 13 personave

Maj 17, 2021

Në Prokurorinë Themelore në Prizren sot është përmbyllur një proces hetimor me aktakuzën përmbledhëse për 13 persona. 

Rasti i referohet një procesi hetimor delikat mbi kontrabandën e duhanit duke filluar nga viti 2018.

Hetimet e Doganës duke vepruar ne mandatin e tyre hetimor me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kontrabandës me duhan dhe produkte te ngjashme qe mundësojnë konsumin e duhanit ilegal, kane konstatuar se personat e dyshimte që bëjnë këtë kontrabandë kanë pasur lidhje me zyrtaret doganor, të cilët u kanë mundësuar kalimin të kufirit ne mënyrë të paligjshme.

Si hetim i gjithmbarshëm ka përfshire 47 persona të dyshimte (dy nga Shqipëria), nga të cilët në proces hetimor 16 persona kane bere marrëveshje mbi pranimin e fajësisë. 

Në grupin e aktakuzës së fundit janë 13 persona, nga te cilët 9 janë zyrtar doganor qe kane qene me pune në pikë kalimin kufitar të Vermicës, prej tyre 4 zyrtar kanë qenë të arrestuar gjatë procesit hetimor. Të gjithë këta zyrtar tanimë janë të suspenduar dhe vijon edhe procesi disiplinor për të trajtuar te gjitha provat ne dispozicion.

Provat përkrahin dyshimin për 80.000 mijë kilogram duhan të kontrabanduar, me dëm potencial ndaj buxheti mbi 3 milionë euro. Gjatë këtij hetimi ka ndihmuar edhe policia ka ndihmuar me përkrahje teknike ne këtë hetim, për çka jemi mirënjohës, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM