Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu: Ngritja e kapaciteteve në fushën kundër korrupsionit, të krimeve të luftës, dhunës në familje

Qer 21, 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu dhe bashkëpunëtorin e tij, ekspertin nga projekti EUKOJUST, Dragomir Yordanov.

Gjatë takimit, drejtori i Akademisë falënderoi ministren për mbështetjen e dhënë në drejtim të hartimit të koncept-dokumentit për Akademinë e Drejtësisë, si dhe në partneritetin e treguar gjatë procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Më tutje, Fejzullahu njoftoi Haxhiun për punët e bëra në ndërtesën e re për Akademinë e Drejtësisë, si dhe mbi organizimin e takimit me donatorë, i cili duhet të mundësojë koordinimin e donatorëve edhe në aspekt të ofrimit të ndihmës për përfundimin e punimeve në ndërtesën e re të Akademisë.

Ministrja e Drejtësisë njoftoi Fejzullahu që i njëjti mund të llogarisë në bashkëpunim të përhershëm me Ministrinë e Drejtësisë, në të gjitha çështjet që ndërlidhen me funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm për sektorin e drejtësisë.

Ndër të tjera, ministrja theksoi nevojën për ngritjen e kapaciteteve të trajnimit në kuptim të fushës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhunës në familje dhe krimeve të luftës.

Ministrja Haxhiu potencoi ndihmën që Ministria i ka dhënë Prokurorisë Speciale në qëllim të ngritjes së kapaciteteve, dhe ofroi mbështetje të pamohueshme edhe për Akademinë, në qëllim të funksionimit të saj sa më efikas, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM