Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar 4 Korrikun, ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë në postimin e tij në Facebook se Lindja dhe ngritja e kombit të madh amerikan i ka dhënë dhe i jep botës gjithmonë siguri e mirëqenie
Lindja dhe ngritja e kombit të madh amerikan i ka dhënë dhe i jep botës gjithmonë siguri e mirëqenie dhe ka mishëruar vlerat më të mëdha njerëzore si liria e demokracia.
Liria dhe pavarësia e Kosovës janë pashmangshëm të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova i është mirënjohëse pafundësisht mbështetjes amerikane në rrugëtimin e vet të shtetndërtimit. Ta ruajmë dhe forcojmë këtë miqësi të shenjtë. Gëzuar 4 korrikun!