Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas dënimit me 10 vite burgim të Zoran Vukotic-it nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Ajo në postimin e saj në Facebook ka shkruar se drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!
Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!