Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjermania mbështet Kosovën në rrugën e saj për integrim evropian dhe bashkëpunim rajonal

Kor 8, 2021

Pas Samitit të Berlinit, të udhëhequr nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, për të diskutuar mbi vazhdimësinë e procesit të Berlinit dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadoren Susanne Schütz, Drejtore për Evropën Juglindore, Turqi, OSBE dhe Këshill të Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Bashkëpunimi rajonal i qëndrueshëm ndërtohet mbi vlerat e barazisë në mes palëve dhe duhet të jetë në shërbim të avancimit të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian e jo me qëllim zëvendësimin e tij, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadoren Schütz për punën dhe arritjet e qeverisë në 100 ditët e para. Ai tha se menaxhimi i mirë i pandemisë COVID-19, reformat e nisura në drejtësi, luftimi i krimit dhe ruajtja e parasë publike kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione. Ai shtoi se kjo ka ndikuar edhe në indikatorët ekonomik, të cilët tregojnë se në pesëmujorin e parë të vitit, aktiviteti ekonomik është rritur për 15%, të hyrat buxhetore për 30% dhe eksporti për 66%, kurse rritja ekonomike për këtë vit parashihet të jetë 7.9%.

Ambasadorja Schütz e uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe punën e tij.  Ajo tha se Gjermania e mbështetë Kosovën në rrugën e saj për integrim evropian dhe e përkrahë bashkëpunimin rajonal në kuadër të procesit të Berlinit. Gjithashtu theksoi rëndësinë e progresit në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM