Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu: Thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të ndërmarrin urgjentisht masa për rastet që cenojnë integritetin e sistemit të drejtësisë

Gus 4, 2021

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në konferencën e sotme për media ka thënë se publikimet nga përgjimet të lancuara në mediumet e rrjeteve sociale, janë tronditëse për sistemin e drejtësisë, përkatësisht sistemin Prokurorial dhe Gjyqësor.

Haxhiu bën thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, që të ndërmarrin urgjentisht masat adekuate, për brenda kompetencave, në mënyrë që të hetohen dhe trajtohen rastet të cilat sfidojnë dhe cenojnë seriozisht integritetin institucional të institucioneve të sistemit të drejtësisë, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

 

“Të nderuar qytetarë të Republikës, të nderuara media,

 

Gjatë këtyre ditëve kemi përcjellë me shumë vëmendje publikimet nga përgjimet të lancuara në mediumet e rrjeteve sociale, të cilat janë tronditëse për sistemin e drejtësisë, përkatësisht sistemin Prokurorial dhe Gjyqësor.

Të vetëdijshëm që për shumë vite, zyrtarë të ndryshëm në institucionet më të larta të drejtësisë, kanë abuzuar me detyrën, rolin dhe përgjegjësitë e tyre, jemi angazhuar pareshtur që përmes mekanizmave institucional shtetëror, si qeverisje e re, me besimin e plotë qytetarë, të vihemi në shërbim të drejtësisë, të ndërmarrim hapat e duhur e legjitim, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Të gjitha këto çdo herë për brenda kompetencave të Ministrisë, duke filluar nga majat e institucioneve për t’i çliruar ato dhe për të sjellë rregull, drejtësi, dhe dinjitet.

Kambanat kundrejt cenimit të drejtësisë po bien sërish disa vite pas publikimit të asaj që njihej si “Pronto Afera”, ku shpërfaqej abuzimi i pushtetarëve me detyrën dhe besimin e rolit institucional.

Ndër prioritetet të cilat do vejnë në lëvizje drejtimin e duhur është vetingu, i cili është shtyllë përcaktuese për të sjellë drejtësi në vend. Si mekanizëm ligjor për të luftuar këtë fenomen, prioritet i Ministrisë së Drejtësisë mbetet vetingu. Për këtë tashmë jemi në rrugë të mbarë.

Është hartuar koncept-dokumenti për vetingun i cili në fund të gushtit do të shkojë për aprovim në kabinetin Qeveritar të Ministrave, i cili është hap i domosdoshëm për të progresuar drejt funksionalizimit dhe jetësimit të tij gradual, me të vetmin qëllim, vlerësimin në integritetin profesional, moral si dhe krijimin e besimit në institucione të vendit.

Të nderuara media, të nderuar qytetarë,

Jemi duke e parë me sytë tanë cenimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë, me ç’rast nuk mund të rrimë pa vepruar.

Kjo situatë e pa tolerueshme dhe publikimet e incizimeve të tilla, na dëshmojnë se nuk është i përfshirë vetëm i shkarkuari i djeshëm- Drejtori i Njësisë për Inteligjencë Financiare. Të përfshirë në këtë aferë janë edhe gjykatës e prokurorë, dhe atë nga strukturat më të larta të organeve të drejtësisë.

Institucionet brenda Sistemit të Drejtësisë të cilat janë të thirrura për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut, fatkeqësisht janë shkelur nga ta. Kjo është e PATOLERUESHME!, e pa ndershme dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe praktikat e mira të zbatimi të ligjeve në fuqi.

Nga këtu, publikisht, duke qenë e vetëdijshme edhe për ndarjen e pushteteve, si Ministre e Drejtësisë, bëjë thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, që të ndërmarrin urgjentisht masat adekuate, për brenda kompetencave, në mënyrë që të hetohen dhe trajtohen rastet të cilat sfidojnë dhe cenojnë seriozisht integritetin institucional të institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Qëndrimi im nuk mund të jetë indiferent, prandaj, zotohem që për brenda kompetencave të mia si ministre, do të angazhohem krahas të gjithë atyre vullneteve të palëkundura për të sjellë drejtësi, rend, dhe ligj të zbatueshëm në vend, për të gjithë, pa dallim.”

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM