Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit mezi e kanë zbuluan pusetën e fshehur ndër kockat e betonit në rrugën ”Shyqëi Koshtuvica” në Prishtinë.
“Dalim në terren, kërkojmë pusetën e kanalizimit që ta pastrojmë a zhbllokojmë atë, por nuk e gjejmë dot!
Kjo ndodhë në Prishtinë dhe jo vetëm!”
Puseta e kanalizimit ishte e mbuluar me beton dhe kjo tregon më së miri se si është shtruar rruga në atë pjesë, pa e bërë” hesap” se aty mund të ndodhet një pusetë kanalizimi e cila mund të shkaktonte probleme të mëdha në funksionimin e rrjetit të kanalizimit.
Ekipet e zbuluan pusetën, e pastruan, e zhbllokuan nga mjete të rënda brenda dhe rreth saj, derisa sot do e vendosin në një nivel më lart, që ajo të jetë funksionale për banorët e zonës, thuhet në
faqen zyrtare të KRU “Prishtina”.