Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për dialog të fokusuar në arritjen e një të ardhmeje paqësore evropiane për Ballkanin Perëndimor

Tet 6, 2021

Në prag të Samitit në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë.

Në këtë takim të familjes politike të social-demokratëve të Evropës u bë thirrje për dialog të fokusuar në arritjen e një të ardhmeje paqësore evropiane për Ballkanin Perëndimor. Fryma dhe tradita evropiane e dialogut dhe solidaritetit është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe perspektivën evropiane në Ballkanin Perëndimor, u tha në takim.

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të jetë i besueshëm dhe i qëndrueshëm dhe Këshilli Evropian duhet të dërgojë një mesazh të qartë mbështetjeje për zgjerimin, për perspektivën evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor, u theksua në takimin e sotëm që mbajtën kryeministrat dhe udhëheqësit nga Partia e Socialistëve Evropianë dhe partitë simotra të saj nga rajoni.

Në këtë  takim morën pjesë: Sergei Stanishev, president i Partisë së Socialistëve Evropianë, Antonio Costa, kryeministër i Portugalisë, Pedro Sanchez, Kryeministër i Spanjës, Josep Borrell, përfaqësues i Lartë i BE-së, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, Tanja Fajon, udhëheqëse SD, Slloveni, Pedja Grbin, udhëheqës i SDP, Kroaci, Fofi Gennimata, udhëheqëse PASOK, Greqi, Alexis Tsipras, udhëheqës Syriza, Greqi, Sasa Magazinoviq, kryetar SPD, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Giacomo Filibeck, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Partisë së Socialistëve Evropianë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM