Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) kanë bërë të ditur se kanë kaluar tre javë nga protesta publike e përfaqësuesve sindikal të punonjësve të shëndetësisë, protestë në të cilën u shpalosën kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit me nr. 06/L-007 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 dhe për fillimin e procedurave të plotësimit dhe miratimit të Ligjit mbi pagat me theks të veqantë që të futet në parashikimin e buxhetit për vitin 2022 dhe mosrespektimin absolut nga Qeveria.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2021 paralajmërojnë se pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do të organizojë protestën e rradhës e cila do të jetë më masovike.
Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta kenë të qartë se me qasjen aktuale të Qeverisë ndaj punonjësve shëndetësor po bëhet shkatërrimi i sistemit publik shëndetësor,gjë e cila do të sjell ndikimet e veta mbi nevojat direkte të qyetarit të RKS-së, thuhet në faqen zyrtare të FSShK-së.




