Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria miraton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit Nr.1 të marrëveshjes financiare për IPA 2017

Tet 7, 2021

Në mbledhjen e 38-të me radhë të Qeverisë së Republikës së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, që ishte mbledhje korresponduese, u shqyrtua dhe u miratua Projektligji për Ratifikimin e Amendamentimit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qëllimi i këtij Projektligji është ratifikimi i “Amendamentit Nr.1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.

Amendamenti ka për qëllim rialokimin e 2.3 milionë eurove të pashpenzuara dhe kursimeve, në kuadër të Instrumentit të Përafrimit me Acquis të Bashkimit Evropian dhe mundësinë e kontraktimit të kësaj shume në kontratat ekzistuese brenda afatit kontraktual prej 3 viteve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM