Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Maqedoni e Veriut, me rëndësi të madhe për sigurinë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë

Tet 8, 2021

Me nderime të larta ushtarake, në Ministrinë e Mbrojtjes u prit shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurchinovski.

Në fillim, atij i dëshiroi mirëseardhje komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe më pas u prit në takim nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me këtë rast, ministri Mehaj vlerësoi lartë rolin dhe kontributin e Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut në kuadër të KFOR-it dhe misionet tjera në kuadër të NATO-s. Gjithashtu, ai vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm ushtarak mes dy forcave, me besimin se do të thellohet edhe më tej edhe në të ardhmen,

Pas takimit me ministrin Mehaj, gjenerallejtënant Gjurchinovski u prit në zyrën e komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës, ku pas takimit kokë më kokë ata diskutuan edhe nivel të dy delegacioneve.

Gjatë këtyre takimeve u vlerësua lart bashkëpunimi ushtarak ndërmjet forcave të të dy vendeve duke diskutuar për konkretizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral.

Me theks të veçantë u diskutua nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe stërvitjes të dy forcave.

Më pas, gjeneral Gjurchinovski dhe delegacioni i tij vizituan kazermën e FSK-së në Pomozatin, respektivisht Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në kërkim-shpëtim.

Kjo vizitë u realizua në kua ë dër të planit të bashkëpunimit ushtarak, bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM