Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti vizitoi Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Shk 2, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin e MMPHI, Hysen Durmishi, vizitoi Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Bashkëpunimi për ta avancuar sistemin për Menaxhimin e Trafikut Ajror, ishte në qendër të takimit me Samir Bllacaku, drejtor i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe menaxhmentin e kësaj agjencie.

Kryeministri theksoi rëndësinë që ka Menaxhimi i Trafikut Ajror, në mënyrë që Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe kontrolli ynë ajror, të arrijë në nivel të shteteve evropiane.

Do të bashkëpunojmë në muajt e vitet në vijim, në mënyrë që këtë agjenci shumë të rëndësishme për infrastrukturën, për trafikun, për sigurinë dhe për sovranitetin e Republikës së Kosovës, ta shpijmë edhe më tej drejt arriturave të reja, tha kryeministri Kurti.

Në veçanti, kryeministri vlerësoi mbështetjen e partnerëve dhënë për AShNA-n, duke veçuar kontributin e NATO-s dhe KFOR-it. Ai shprehu bindjen që nëpërmjet bashkëpunimit të mëtutjeshëm do të përmbushen standardet më të larta, kriteret e Bashkimit Evropian.

Drejtori Samir Bllacaku, bëri të ditura përgatitjet teknike dhe profesionale që janë duke u bërë, në mënyrë që në të ardhmen të merret kontrolli i hapësirës së lartë ajrore, të asaj që është mbi 6250 metra. Nga kjo  vlerësohet se përfitimet financiare si shtet të jenë ndërmjet 6 dhe 7 milionë euro në vit.

U vlerësua hapja e dy korridore të reja me Republikën e Shqipërisë që ka mundësuar shkurtimin e udhëtimit për në Vjenë për rreth 15 minuta, meqenëse më nuk është i nevojshëm kalimi në hapësirën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, çfarë ishte rasti më herët.

Mes të arriturave u theksuan edhe zgjatja e pistës dhe niveli 3B i sistemit të aterrimit, si nivel shumë i avancuar.

Për të parë nga afër procesin e vëzhgimit dhe mbikëqyrjes, kryeministri Kurti vizitoi Kullën e Trafikut Ajror, Departamentin e Meteorologjisë, dhomën e operimeve dhe dhomën e monitorimit të pajisjeve aeronautike, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM