Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka mbajtur sot takimin javor koordinues për politikën e jashtme me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla.
Ata kanë diskutuar për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin në dialogun e përqëndruar në njohje, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.
Takim javor koordinues për politikën e jashtme me kryetarin Konjufca, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqëndruar në njohje, ka thënë Osmani.