Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia po vazhdon implementimin e planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik

Kor 15, 2022

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët ngasin automjetet nën ndikim të alkoolit tejkalojnë i shpejtësinë, kontrolli i ngasësve të motoçikletave etj.

Që nga data 1 korrik 2022 deri 14 korrik 2022, në kuadër të këtyre planeve, janë shqiptuar 2636 gjoba dhe janë konfiskuar 53 patent-shoferë.

Kundërvajtjet me te theksuara gjatë periudhës së sipër shënuar:

Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit: 190

Rrii i sigurisë: 213

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar: 1.385

Tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar: 18

Mosrespektim i semaforit: 25

Tejkalim i kolonës së automjeteve: 1

Drejtimi nën ndikimin e alkoolit: 9

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer: 65

Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit: 54

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër: 46

Drejtimi i Motoçikletës -Pa patentë shofer: 6

Drejtimi i Motoçikletës -Pa Regjistrim: 3

Motoçikleta të konfiskuara: 5

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM