Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Universiteti i Prishtinës ka shkruar historinë, duke u shpallur kampion i botës në hendbollin universitar.
Ekipi i Universitetit të Prishtinës mundi Universitetin Kangwon të Koresë së Jugut, në finalen e Kupës së Botës, që u mbajt për një javë në Prishtinë.
Finalen nga afër e ndoqën kryeministri Albin Kurti, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe personalitete tjera të larta nga FISU dhe organizatori, Federata e Sportit Universitar, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






