Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU Prishtina: Nis shkyçja e bizneseve nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, borxhe mbi 7 milionë

Kor 19, 2022

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina njofton se duke filluar nga data 25 korrik do të fillojë me aplikimin e shkyçjeve nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, për ato biznese që kanë të papaguar një faturë të ujit e lart. Borxhi total i sektorit të bizneseve të vogla e të mëdha është mbi  7 milionë euro, mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, në vazhdimësi.

Në mënyrë që t’ju ofrohet shërbim cilësor, kërkohet nga bizneset që të përmbushin obligimin e tyre ligjor ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Afati për pagesën e të gjitha faturave të papaguara për shërbime të ujit dhe kanalizimit është 6 ditë.

Masa e shkyçjes dhe më vonë ri-kyçjes do të shoqërohet edhe me shpenzime shtesë të cilat rrjedhin nga  tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve ARRU/UTSH-14/04/2022. Në rast të ndonjë ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit / pas aplikimit të shkyçjes, KRU “Prishtina ” sh.a. do të inicion kallëzime penale për secilin konsumatorë të kategorisë së bizneseve në rast se ndërmarrin veprime të tilla të paligjshme.

Po ashtu, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës – Kodi Nr.06 / L-074, Neni. 314  konsiderohen vepra penale çfarëdo manipulimi apo vjedhje që përfshihet edhe shërbimi me ujë të pijshëm, thuhet në komunikatën për media e KRU Prishtina.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM