Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës: Më 21 korrik mbahet Festivali i Gastronomisë, “Bukë e kripë e zemërbardhë”

Kor 19, 2022

Komuna e Prishtinës njofton se më 21 korrik deri më 31 korrik do të mbahet festivali i madh familjar, Prishtina Gastronomy Festival.

“Bukë e kripë e zemërbardhë” është motoja e festivalit më të madh familjar Prishtina Gastronomy Festival. Ky festival po vjen në zemër të Prishtinës.

Duke filluar nga data 21 korrik, deri me datë 31 korrik, në sheshin “Adem Jashari” do të promovohet ushqimi, tradita, e muzika shqiptare. Po ashtu do të ketë edhe prezantime te kuzhinës turke, italiane, e mediterane.

Në Prishtinën përmes Festivalit të Gastronomisë do të bëhet bashkimi i qyteteve e kulturave nga gjithë rajoni, ku shumëllojshmëria e ushqimeve, recetave, këngëve e valleve, do të ofrojë argëtim të pafund për të tri gjeneratat. Tirana, Vlora, Struga, Arbëreshët do të zbresin në Prishtinë.

Prishtina Gastronomy Festival këtë vit po realizon edicionin e dytë, ku për herë të parë ishte mbajtur në vitin 2019. Pas dy viteve pauzë për shkaqe të situatës pandemike, ky festival po vjen edhe më i përmbushur, për të siguruar kujtime të paharrueshme për të gjithë të pranishmit, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

#prishtinaepërjetimeve

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM