Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sepse përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të BE është një domosdoshmëri.
“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për një hap më afër BE-së.
Në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të BE është një domosdoshmëri.
Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”.






